Marsi që sapo kaloi ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në histori. Lajmin e dha agjencia Copernikus e Bashkimit Europian, sipas së cilës temperatura mesatare globale muajin e kaluar ishte 14.4°C, 0.73°C më e lartë se mesatarja e 30 viteve të fundit. Copernikus nënvizon se ky është muaji i dhjetë radhazi që renditet si më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë duke vendosur rekorde të reja.

“Mund të themi se periudha që po jetojmë tani është më e ngrohta me të cilën është përballur njerëzimi në rreth 100 mijë vitet e fundit”.

Ekspertët e klimës thonë se autoritetet duhet të marrin masa të menjëhershme për të ndalur këtë situatë.

“Duke parë rekorde të tilla, muaj pas muaji, shohim se klima jonë po ndryshon, po ndryshon me shpejtësi dhe ndryshimi i klimës nuk është një problem i së ardhmes. Është një problem me të cilin duhet të përballemi tani.”

I gjithë viti 2023 u konsiderua si më i nxehti që nga viti 1850 i asaj që njihet si epoka paraindustriale. Moti ekstrem dhe temperaturat e larta janë bërë shkak për thatësira të pazakonta, zjarre masive, të korra të shkatërruara dhe miliona njerëz që përballen me urinë.

Shkaku kryesor shihet emërimi i gazrave serë të shkaktuara nga njeriu, por edhe fenomeni El Nino që çoi në ngrohje të ujërave të Oqeanit Paqësor.

Tv Klan