Kylian Mbappé ka marrë një fitore të madhe në betejën ligjore kundër PSG-së, në lidhje me disa paga dhe shpërblime të papaguara.
Avokati i yllit francez që iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë këtë verë doli përpara Komitetit Ligjor të Ligës së Futbollit Profesionist, ku paraqiti pretendimet për çështjen.
Shuma që lojtari pretendon është 55 mln euro, ku futen pagat e muajve prill, maj dhe qershor 2024, si dhe një bonus prej 36 milionë të papaguara në shkurt.
Këto para sulmuesi po përpiqet që t’i rikuperojë duke u përpjekur që t’i bindë duke treguar detajet e kontratës së tij dhe të demonstrojë dështimin e PSG-së për të respektuar kontratën.
Komiteti ligjor nuk kërkoi që mes palëve të ketë ndërmjetësim për të gjetur zgjidhjen, por i dha të drejtë lojtarit.
Sipas institucionit, PSG ka dështuar që të respektojë kontratën me futbollistin. PSG ka tetë ditë kohë për të shlyer detyrimet, por klubi premton se do të vazhdojë të luftojë, pasi nuk dëshiron ta paguajë këtë shumë.
Klubi beson se ka vepruar sipas të drejtave të tij dhe tani pret që futbollisti 25-vjeçar të kërkojë atë që i takon në një gjykatë që merret me çështjet e ligjit të punës.
Klan News