Sipas gazetës Le Monde, pothuajse dy muaj pas përfundimit të kontratës së tij në Paris, Mbappe është në mosmarrëveshje me PSG-në dhe aksionerin e tyre kryesor, Qatar Sports Investments, për pagat e supozuara të papaguara.
Superylli francez po kërkon pagesën, sipas kushteve të kontratës së tij të punës, të një shume prej gati 55 milionë Euro bruto, e cila nuk i është paguar nga drejtuesit e klubit parisien.
Kjo shumë përfshin këstin e tretë të një bonusi nënshkrimi prej 36 milionë Eurosh që ai duhej të merrte në Shkurt, tre muajt e fundit të pagave të parashikuara në kontratën e tij (prill, maj, qershor), si dhe një bonus “etike” për këta tre muaj.
Avokatët e Mbappe kanë dërguar një letër Federatës duke i kërkuar që të informonin UEFA-n për faktet. Letra iu drejtua edhe Komisionit të Licencimit të Klubeve pjesëmarrëse në garat e UEFA-s.
Si i tillë, nëse konstatohen parregullsi, ata do të kenë autoritetin për të anuluar licencën e një klubi për të marrë pjesë në Champions League.
Tv Klan