Kukësi ia ka dalë! Dhe me 10 lojtarë djemtë e Hasan Likës kaluan në fazën tjetër të Europa League, pasi kanë fituar minimalisht 0-1 në Malin e Zi, ndaj Rudarit.
Goli që e çoi në fazën tjetër Kukësin, ishte ai nga Sindrit Guri, 11 minuta nga fundi.
Kukësi zhvilloi një ndeshje më të mirë se kundërshtarët, por në minutën e 65 mbeti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Grecës.
Ndeshja e parë në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1
.
Kundërshtari i radhës për Kukësin është Austria e Vienës. Ndërsa Teuta u eliminua pasi u mund 5 – 0 në fushën e Kairat, duke u larguar e turpëruar nga Kazakistani.
/tvklan.al