“Pikat e prezantuara janë në zbatim nga qeveria”
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu reagoi pas deklaratës së Lulzim Bashës për planin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga covdi 19.
“Ftoj Kryetarin e Partisë Demokratike, që ashtu siç e pranoi se pandemia që ka prekur mbarë botën nuk ka ardhur prej qeverisë, të reflektojë edhe mbi faktet e thjeshta që tashmë janë në zbatim nga qeveria”-shkruan minsitrja e Manastirliu në reagimin e saj.
Sipas minsitres, prej muajit korrik, numri i testimeve është dyfishuar dhe do të vijojë të rritet bazuar në strategjinë për kufizimin e përhapjes së virusit, të hartuar nga ekspertët e Komitetit Teknik në zbatim të rekomandimeve të OBSH.
Ndër të tjera, ministrja thotë se Shqipëria ka sot përqindjen më të ulët të mjekëve dhe infermierëve, që janë infektuar, për shkak të Covid-19. Po ashtu pika që kreu i demokratëve propozon për bonus për mjekë e infermierë, minsitrja e shëndetësisë thotë se tashmë është vënë në zbatim ku mjekët, infermierët, epidmeiologët marrin bonus 1000 Euro ndërsa 500 Euro janë për sanitarët, shoferët e autoambulancave.
Tv Klan