Me humbjen ndaj Italisë që thonë se e kanë lënë pas, futbollistët e Kombëtares po përgatiten për sfidën e radhës, atë të së mërkurës ndaj Kroacisë. Kyqezinjtë e vlerësojnë këtë kundërshtar si nga më të fortët dhe pretendent për kalimin e grupit.

“Ky është grupi i vdekjes, të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Kroacia mund të marrë edhe vendin e parë. Të përgatitemi, të analizojmë kundërshtarin dhe të japim më të mirën në fushë. I dimë cilësitë e Kroacisë, e dimë sa skuadër e fortë janë. Sot do t’i analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi në fushë. Kroacia të gjithë repartet i ka të forta, besoj se mbrojtjen kanë pikën më të fortë.”

Mitaj pret që ndaj Kroacisë, shokët e skuadrës të futetn me mentalitet më të fortë se me Italinë.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Jemi ekip shumë harmonik, do të vazhdojmë kështu. Të vazhdojmë të shijojmë Europianin. Shpresoj të futemi në fushë me psikologji më të mirë ndaj Kroacisë, dhe të marrim diçka më tepër.”

Futbollistët e Kombëtares shpresojnë që edhe në Volksparkstadion të Hamburgut të kenë gjithashtu një mbështetje të fortë nga tifozeria shqiptare.

Tv Klan