Temperaturat e ulëta nuk do të largohen edhe për disa kohë. Kështu gjatë fundjavës pritet që e gjithë Europa Juglindore të përfshihet nga era të forta polare, të cilat pritet të sjellin stuhi e dallgë të forta në Adriatik.

Dita e diel parashikohet që të shënojë edhe temperaturat më të ulëta në vend. Pritet që të ketë rikthim edhe të reshjeve të dendura të dëborës.

I ftohti i acartë që ka përfshirë mbarë Europën, ka marrë deri të paktën 70 jetë njerëzish. Në disa vende temperaturat u ulëta kanë shënuar rekord në 50 vitet e fundit.

Në Shqipëri, moti i ftohtë i ka marrë jetën të paktën 7 personave./tvklan.al