50 vjetori i Operës se parë shqiptare “Mrika” është përkujtuar me një koncert në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.
Salla e tej mbushur ka duartrokitur pjesët e shkëputura nga vepra, të luajtura nga orkestra Filarmonike e qytetit dhe kori “Prenke Jakova”, nën dirigjimin e Gjon Shllakut dhe shoqërimit në violinë të Lorenc Radovanit. Në rolin e Mrikës interpretoi sopranoja Emiljana Palushaj.
Opera e parë shqiptare u kompozua nga Prenkë Jakova, dhe u vu në skenën e teatrit Migjeni më 1 dhjetor të vitit 1958. Koncerti festiv me rastin e 50 vjetorit të saj u prezantua nga Zerina Kuke dhe Rikard Larja. Në të ishte e pranishme dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli./tvklan.al