Neymar do të operohet. Lajmi publikuar nga mediat sportive në Brazil dhe Spanjë u konfirmua më në fund edhe nga Paris Saint Germain. Me anë të një komunikate klubi francez sqaroi situatën.

“Pas një programi tre ditor mjekimi është bërë i ditur një raport i përbashkët i mjekëve të Paris Saint Germain dhe atyre të përfaqësueses braziliane. U vendos bashkarisht që lojtari të operohet të fund të kësaj jave”, 

shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Neymar pritet të mungojë për 2 muaj dhe të jetë gati për Kupën e Botës 2018.

Të martën trajneri i Paris Saint Germain, Unay Emery mohoi faktin se sulmuesi do të operohej. Neymar u lëndua në kavilje në ndeshjen e kampionatit me Marseille.

Tv Klan