Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Policia ndërtimore në Durrës ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Golemit dhe Malin e Robit. Ky aksion është drejtuar vetë nga kryetari i përgjithshëm i policisë ndërtimore Mark Nikolli.

Fillimi i aksionit të ndërtimorëve, i ka dhënë fund edhe grevës së urisë, ku prej 9 ditësh, dhjetë prej pronarëve të hoteleve që përfshiheshin në prishjen e objekteve të tyre u ngujuan në një protestë ekstreme, për të mbrojtur pronën. Ata kërkonin që aksioni të shtyhej dhe të rivlerësohej me të gjitha vendimet ekzistuese.

Një gjë e tillë nuk u morë parasysh dhe greva e tyre e urisë nuk dha rezultat. Puna e ndërtimorëve siç u vlerësua edhe nga vetë zoti Nikolli, vazhdoi me qetësi dhe pa asnjë problem nga banorët. Objektet që nuk i shpëtuan dot shembjes ishin të shumllojshme./tvklan.al