Rreth 450 mijë nxënës fillojnë shkollën ditën e sotme, ku 29 mijë prej tyre do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Sipas shifrave numri i nxënësve në shkolla është ulur ndjeshëm, ku në 15 vitet e fundit ka një rënie prej 15%.
Shkolla nis pa asnjë kufizim dhe mësuesit nuk janë të detyruar të vaksinohen.
Në shkollat e vendit do të mësohet me një abetare të unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Nxënësit do të nisin lëndën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, pas lëndës së anglishtes që nisën vjet. Për herë të parë edhe nxënësit e Institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë do kenë mundësi të nisin shkollën e mesme dhe të marrin një profesion.
Zhvillimi i mësimit me turne nuk ndryshon për disa shkolla në Tiranë, ku është përqëndruar edhe numri më i lartë i nxënësve. /tvklan.al