Një asteroid, afërsisht 1.6 kilometra do të kalojë pranë Tokës këtë të mërkurë. Sipas shkencëtarëve, asteroidi nuk paraqet asnjë rrezik.
Ai njihet ndryshe si 1998 OR2. Në pikën më të afërt asteroidi do të jetë mbi 4 milionë kilometra larg Tokës, 16 herë më shumë se sa distanca që kemi me Hënën.
Observatori Arecivo në Puerto Rico e ka ndjekur shkëmbin hapësinor pasi Nasa e zbuloi në vitin 1998. Shkencëtarët kanë treguar se në imazhin e fundit, asteroidi duket sikur ka vënë një maskë, për shkak të pluhurit dhe mbetjeve që e rrethojnë.
Asteroidi konsiderohet si objekt me rrezik të mundshëm, sepse është më shumë se 140 metra. Asnjë objekt i tillë nuk ka shfaqur rrezik të menjëhershëm për planetin deri më tani./tvklan.al