Stine është “hitmaker-i”, që prej 20 vitesh ka sjellë rryma të ndryshme muzikore. Hitet e tij si “Lady, lady”, “Ishe ti”, “Çifti simpatik”, “Mos më thuaj jo”, etj, kanë shoqëruar të dashuruarit në etapa të ndryshme të jetës.
Stine shënon pjesëmarrjen e tij të 6-të në “Kënga Magjike” në Tv Klan me këngën “E treta, e vërteta”, e cila po pritet mjaft mirë nga publiku dhe fansat e tij.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka qenë një libër i hapur sa i përket jetës personale, ku prej vitesh është e ndan zemrën me partneren e tij Grazia, ndonëse në studion e “E Diela Shqiptare” nuk munguan provokimet.
Ardit Gjebrea: Në rast se në jetën tënde do të hapje vetëm një derë, cila do të ishtë dhe pse? Dera e një dhome hoteli, e spitalit, apo e Bankës së Shqipërisë?
Stine: Dy të parat s’më duhen se me dashurinë jam në rregull.
Ardit Gjebrea: Nuk do doje të hapje një derë hoteli?
Stine: Jam i dashuruar, kam nuse në shtëpi.
Pyetja e radhës, e cila vendosi në siklet këngëtarin ishte:
“Sa kopje ka çelësi i dashurisë tënde?”, e për të vazhduar lojën ngacmuese Ardit Gjebrea: Dy dashuri i di unë dhe gjithë Shqipëria.
Stine u përgjigj se dashuria e kësaj here, pra me Grazian, është e treta, e vërteta.
Ndaj historisë së thashethemnajave, i vendoset pika mbi I, Stine është i dashuruar marrëzisht pas partneres së tij.
/tvklan.al