Nga Belgjika ku u takua me shqiptarë të diasporës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se diaspora do të bëjë ndryshimin me votën e saj në 11 Maj. Ai ftoi emigrantët të regjistrohen në këto zgjedhje.
Teksa kërkoi angazhim maksimal të diasporës, Noka akuzoi maxhorancën se po bën gjithçka për të moslejuar emigrantët të votojnë me dokumentat biometrike të vendeve ku ata jetojnë.
Gjatë prezantimit të programit ekonomik të Partisë Demokratike, Noka theksoi se në themel të tij qëndron vendosja e minimumit jetik, rritja e pagave dhe e pensioneve, si dhe rishpërndarja e të ardhurave për shqiptarët.
Klan News