#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare.

“Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Elton Ilirjani është një shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht në New York. Ilirjani ka qenë një ndër të parët që në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar rreth 10 vite më parë orientimin e tij seksual. Sot ai ka 12 milionë ndjekës në rrjetet sociale, madje imazhin e tij e kemi parë në disa prej sflilatave më të famshme të botës së modës. Ilirjani e konsideron veten si një njeri i cili vishet pa gjini. Pyetjes je burrë apo grua, ai i përgjigjet një herë e mirë në studion e “Opinion” në Tv Klan.

Elton Ilirjani: Që 6 vjeç kisha qejf çunat e tjerë

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ishte Elton Ilirjani. I lindur në Tepelenë, tashmë ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht në Nju Jork.

Ilirjani ka qenë një ndër të parët që në studion e emisionit ka deklaruar rreth 10 vite më parë orientimin e tij seksual. Ai tregoi para Blendi Fevziut sot se kur e kuptoi që kishte tendenca homoseksuale.


Blendi Fevziu: Në çfarë moshe e ndjeve që kishe tendenca homoseksuale?

Elton Ilirjani: Që 6 vjeç.

Blendi Fevziu: Si mund ta ndjejë një 6-vjeçar?

Elton Ilirjani: Patjetër që e ndjen, sepse e para njëherë ti fillon dhe luan me kukulla. Unë isha si një vajzë. Unë që fëmijë kam qenë midis çunit dhe vajzës. Kisha flokë të gjata.

Blendi Fevziu: Fëmijët i miksojnë ndonjëherë edhe lojërat?

Elton Ilirjani: Kisha qejf çunat e tjerë, është shumë e thjeshtë.

Blendi Fevziu: Që në moshën 6-vjeçare?

Elton Ilirjani: Po, po!

Blendi Fevziu: Dhe kur e ndjeve ose ia pranove vetes këtë tendencë?

Elton Ilirjani: Veten mbaj mend që e kam pranuar gjithmonë. Nuk ka një fazë të pranimit të vetes tek unë sepse prindërit e mi më kanë mësuar të jem ky që jam. Si të thuash, nuk më kanë bërë asnjëherë presion të jem dikush tjetër me fjalë të tjera. Pra unë kam qenë gjithmonë i lirë të mendoj dhe përjetoj atë që jam, pa e fshehur, pa maskë.

Blendi Fevziu: Kur e pranove publikisht? Flas jo publikisht në publik të gjerë, por tek njerëzit e afërt?

Elton Ilirjani: Në vitin 1991, kam qenë 11-vjeçar. Mbaj mend si sot, kisha një tërheqje të madhe për një çun nga Tepelena. Një bukurosh me mjekër, i cili më tërhiqte shumë dhe unë i them babait tim që unë tërhiqem nga filan person dhe e kam shumë qejf.

Blendi Fevziu: Dhe si ishte reagimi i babait?

Elton Ilirjani: Mbaj mend që ka parë mamin, me vëmendje. Ishin të dy në këmbë. Panë njëri tjetrin në sy. Unë kisha një tepsi në dorë, po qëroja oriz dhe një kokërr oriz dhe shikoja të dy si po reagonin. Mami mbaj mend që i ka kafshuar pak buzën babit se babi mund të ketë qenë në qasje pak më impulsive. Pas asaj mbaj mend që mori disa minuta dhe pyeti, po si e ke qejf?

Blendi Fevziu: Po edhe cila ishte përgjigja jote?

Elton Ilirjani: Përgjigja ime ishte e drejtpërdrejtë se unë kam qenë dhe fëmijë i llastuar. I thashë e kam qejf, e dashuroj, e dua.

“Nuk mund të dal në Tiranë i veshur kështu”, Elton Ilirjani: Shqipëria, vend i pasigurtë për mua

Elton Ilirjani ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të hënë.

Supermodeli dhe sipërmarrësi e ka pranuar orientimin e tij seksual që para 10 vitesh, po në të njëjtën studio përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Megjithatë ai pranoi se Shqipëria është vend i pasigurtë për të dhe kjo është arsyeja pse mban truproja me vete. Ai u shpreh se nuk mund të dalë i veshur siç kishte ardhur në studio.

Ilirjani tha se nuk dëshiron të dëgjojë më ofendime nga njerëzit pasi nuk i meriton ato.

Blendi Fevziu: Pashë kur mbërrite erdhe me shoqërues, me truproja. Pse?

Elton Ilirjani: Sepse Shqipëria është vend i pasigurtë për mua.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Sepse nuk mund të dal kështu i veshur në Tiranë.

Blendi Fevziu: Çfarë reagimi do kishte?

Elton Ilirjani: Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjeçar…

Blendi Fevziu: Unë mendoj që ofendime mund të kesh marrë sa të duash në jetë, siç mund të kesh marrë edhe mbështetje?

Elton Ilirjani: Po, por edhe nuk dua t’i dëgjoj më.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Kam zgjedhur mos t’i dëgjoj më sepse jam 44 vjeç dhe nuk dua, nuk dëshiroj dhe nuk i meritoj ato fjalë.

Blendi Fevziu: Po nëpër komente nëpër Instagram ka shumë që të shajnë?

Elton Ilirjani: Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. Unë i fshij të gjitha komentet negative nga Instagrami im sepse dua vetëm komente të mira tek profili im.

Blendi Fevziu: Po si do përballesh në jetë ti kur përzgjedh vetëm gjënë e mirë dhe asnjëherë atë kritike?

Elton Ilirjani: Jam përballur shumë fuqishëm me gjëra të këqija dhe jam këtu ku jam dhe nuk e kam pasur të thjesht. Edhe në Amerikë nuk besoj se ma kanë hapur rrugën kaq thjeshtë. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti dhe kjo është zgjedhje.

Çudit Elton Ilirjani: Ata që rrahin gratë janë homoseksualë!

Supermodeli Elton Ilirjani ka rrëfyer historinë e tij personale mes sfidave që i krijoi fakti se e pranoi hapur orientimin seksual. Sonte përballë gazetarit Blendi Fevziu në “Opinion”, ai bëri dhe një deklaratë që nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë për burrat dhunues ndaj grave.


Elton Ilirjani: Kemi meshkuj që martohen, nuk i duan femrat. Bëjnë fëmijë me to dhe i dhunojnë.

-Si i dhunojnë?

Elton Ilirjani: I dhunojnë fizikisht se nuk i duan! Ti s’mund të shkosh të bësh marrëdhënie seksuale me dikë që nuk e do. Ata detyrohen nga mentaliteti të krijojnë dhe familje. Kjo është e tmerrshme!

-Kanë tendenca homoseksuale?

Elton IlirjaniPo patjetër! Janë homoseksualë, jo tendenca!

-Janë homoseksualë, këta që rrahin gratë?!

Elton Ilirjani: Po! Disa prej tyre që rrahin gratë, është e vërtetë. Kur ti dikë e merr te cepi, e mbështet, e dhunon mendërisht, i thua se ti do rrish me këtë se do shoqëria, do familja. Ti si do sillesh?! Shumica e tyre nuk janë gay, por brenda kësaj, pjesa e komunitetit që detyrohet të martohet me dhunë…

Elton Ilirjani: Kam turp nga Shqipëria

Elton Ilirjani gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u shpreh se ka turp nga Shqipëria.

Kujtojmë se Elton Ilirjani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e ka pranuar që para 10 vitesh orientimin e tij seksual.

Sot ai ka 12 milionë ndjekës në rrjetet sociale madje ka dalë në disa prej sfilatave më të famshme të botës së modës.


Blendi Fevziu: Më duket mua Elton apo ke një lloj përçmimi për Shqipërinë? Po më thuaj të vërtetën.

Elton Ilirjani: Kam turp nga Shqipëria, jo përçmim.

Blendi Fevziu: Ke turp nga Shqipëria?

Elton Ilirjani: Po më vjen turp.

Blendi Fevziu: Pse duhet të kesh turp nga Shqipëria sepse mund të ketë shumë njerëz që thonë duhet të kemi ne turp nga ai?

Elton Ilirjani: Po patjetër.

Blendi Fevziu: Dhe kjo është një pjesë dominonte e shoqërisë shqiptare?

Elton Ilirjani: Për mënyrën si unë prezantohem dhe mënyrën si jam si individ. Nuk kam turp nga Shqipëria se nuk është vend i bukur, Shqipëria është vend i bukur. Shqipëria është vendi i nënës time dhe nëna ime është këtu. Për mua Shqipëria është nëna ime, unë e dua Shqipërinë. Por unë kam turp.

Blendi Fevziu: Po pse të vjen turp? Sepse unë mendoj që çdo njeri është përgjegjës për veten e tij, është përgjegjës për karrierën e tij, për veprimet e tij, është përgjegjës për arritjet ose mosarritjet e tij dhe nuk është përgjegjës për vendin nga vjen në origjinë. Patjetër që është produkt i asaj kulture, sepse jam i bindur që njeriu është produkt i kulturës dhe jo racës. Por që ti nuk ke pse të të vijë turp për këtë gjë.

Elton Ilirjani: Kam qenë në Spring Studios në New York City i rreshtuar për të dalë në pasarelë. Më është afruar drejtori teknik i shfaqjes dhe më ka thënë nga je. I kam thënë jam shqiptar. Më ka thënë nuk ka mundësi që ti të jesh shqiptar. I kam thënë pse. Sepse tha Shqipëria nuk mund të ketë një produkt si ty. Sepse unë edhe në New York shihem si një person që e përqafon të drejtën e njeriut dhe shpalosjen e të drejtave gay./tvklan.al