Të ftuar:

Artan Hoxha,

Armand Bajrami,

Anduena Llabani,

Ferdinand Dervishi,

Spartak Koka

Lidhje direkte me: Dritan Zagani

Ish-shefi i kufirit në Vlorë dhe ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, sonte, ka deklaruar se grupet kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri, kanë arritur të korruptojnë edhe policë të nivelit të lartë në Itali. Zagani theksoi se ai ka rastisur të jetë dëshmitar okular në një aferë të tillë, por në kohën kur kjo ngjarje u zhvillua, ai ishte në arrest shtëpie. Ai tregoi se grupet kriminale të drogës në Shqipëri janë shumë të forta, sa arrijnë të korruptojnë edhe policinë italiane në nivele të larta. “

Kam qenë dëshmitar okular në një aferë të tillë, kam parë personalisht, ku trafikantë të fuqishëm në Shqipëri të drogërave të forta që kanë arritur të korruptojnë shefa të policisë italiane

”- tha Zagani. Zagani, u shkarkua pa motivacion nga detyra, u ndoq penalisht për disa akuza dhe u kërcënua publikisht, duke zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, pasi denoncoi publikisht Habilajt për trafik droge në vitin 2005.  Ish-shefi i kufirit në Vlorë dhe ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, sonte, ka deklaruar se grupi kriminal i Habilajve vepron në vendin tonë në bazë të lidhjeve të gjakut.

Zagani

Unë jam një ndër të parët oficerë të anti-drogës në rrethin e Vlorës, ata kanë qenë kontigjent kriminal. Madje njohja personale e imja me ta ka qenë që në vitin 1998, të cilët merreshin me trafik droge. Ata kanë qenë mjaft aktiv në këtë trafik. Habilajt kanë hapur shumë biznese legale, në vitin 2010 kam marrë vesh se ata kanë hapur një biznes fruta perimesh që eksportonin në Itali. Ata përmes një kamioni bëni tregti me italinë. 

Duke pasur shumë dyshime se si ka mundësi me një kamion të lodhur, ata bënin një jetë përrallore. Pikërisht ashtu siç jetojnë trafikantët e drogës në Shqipëri. Në Vlorë kishte shumë biznesmenë të ndershëm të cilët nuk jetonin në standardin e tyre, kurse këta shfaqnin një jetë super luksoze.

Vazhdon të godasë me deklaratat e tij Dritan Zagani, ish-kreu i antidrogës së Vlorës. Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, Zagani ka treguar se si ka kuptuar lidhjet e policisë me vëllezërit habilaj. “Kisha kuptuar dhe isha i bindur që Habilajt kanë qenë të implikuar në çështje të drogës, por nuk kuptoja reagimin e policisë. Bisedova me një shokun tim Ermalin, eksponent i policisë dhe dy tri herë ai më ishte shmangur për këtë çështje duke buzëqeshur. Më pas mësova që ai hane e pinte me ta, e madje edhe shtepine e kishte tek pallati i Habilajve”, ka thënë Zagani. Ai ka shtuar se ka rrezikuar edhe jeten duke kerkuar te zbuloje mbi kete ceshtje. Sipas tij ka pasur oficerë policie që kanë jetuar në pallatet e ndërtuara nga grupi kriminal i Habilajve në Vlorë, të cilët ishin dërguar nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për t’u garantuar mbrojtjen.

Gazetari Artan Hoxha ka sjelle ne vemendje gjate emisionit Opinion, se një deputet i rëndësishëm socialist, drejtues i një qarku  që ka prodhuar  shume deputetë për socialistët ka lidhje direkte me Habilajt dhe ky fakt është i dokumentuar  në materialet që italianet kane publikuar. Por Hoxha ka shtuar, se mbi kete fakt nuk ka akuze konkrete. Duke iu referuar Tahirit, Hoxha ka deklaruar se ky i fundit eshte nje deputet shume i rendesishem, kryetar i nje qarku qe i ka thene Partise Socialiste 18 deputete.

Grupet kriminale të trafikut të drogës në vendin tonë kanë lidhje me politikën. Ky është sondazhi i mbrëmjes sotme në Opinion.al, ku mbi tetëdhjetë përqind e votuesve mendojnë se politika ka lidhje me grupet kriminale të trafikut të drogës. Ndërsa një rezultat i vogël, rreth nëntë përqind e votuesve mendojnë se mes politikës dhe krimit nuk ka lidhje. Dosja italiane e përgjimit të grupit kriminal të Habilajve ka tronditur jo pak politikën shqiptare, por edhe opinionin publik. Në dosjen me 416 faqe të prokurorisë italiane, del disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Fillimisht flitet mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt që thonë se “çfarë ka Tahiri më shumë se ata përveç emrit dhe pozicionit”. Habilaj thotë në përgjime se Tahiri nuk ka më shumë para se ata megjithëse llogarit se në një muaj Tahiri, ka bërë rreth 5 milionë euro. Ndërsa Sabaudini thotë se, ato para shkojnë për fushatë elektorale për të cilën, në fakt sipas tyre, Tahirit i duhen 20 milionë euro. Në një tjetër përgjim, Habilaj thotë se rreth 30 mijë euro duhen si pagesë për Tahirin. Në një pasazh tjetër Moisiu thotë se, “u ka blerë byzylykë gruas së Saimirit dhe nënës së tij”.