“Për drekë me mua” te “E diela shqiptare”, vijoi sezonin me tri personazhe të njohura për publikun. Ato janë gazetaret Iva Tiço dhe Eni Vasili, si edhe moderatorja dhe këngëtarja Orinda Huta.

Sot ishte radha e Orinda Hutës të mirëpriste në shtëpi konkurrentet e saj. Kur po përgatiste pjatat nën survejimin e dietologes Blerina Bombaj Troci, këngëtarja ka zbuluar një detaj për bashkëshortin e saj, edhe ai personazh mjaft i njohur, Turjan  Hyska.

Ajo tha se nuk është në tipin e Turjanit që t’i dhurojë lule.

“Turjani nuk është tip që sjell lule. Zakonisht i blej dhe vetë. Për shtëpinë për ta bërë një çikë më të bukur sepse shtëpia ka nevojë për pak jeshillëk”

./tvklan.al