Qeveria ka vendosur shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në portin detar të Durrësit përfshirë çisternat që furnizohen nga tankierët me naftë që ankorohen në port. Komisionerët e Paktit të Stabilitetit të udhëhequr nga kryetari Nano, kanë vëzhguar sot nga afër punimet që kanë nisur për zgjerimin e Portit të Durrësit i cili përbën pikën hyrëse në Koridorin 8.
Këto janë tubat e furnizimit që transportojnë naftën në çisternat e përfolura në shtyp se i përkasin firmave greke, ato do të zhvendosen me motivin e sigurisë nga flakët që i kanosen portit në çdo çast. Bashkë me çisternat e naftës do të zhvendosen dhe 150 familjet të cilat do të sistemohen në magazinat e Shkozetit.
Sipas ministrave Nako e Muçi projekti për Portin e Durrësit zgjat 20 vjet i mbështetur nga financimet e Bankës Botërore dhe donatorëve të Paktit të Stabilitetit. Aktualisht në port veprojnë 13 linja tragetesh. Njëkohësisht ka nisur puna për ndërtimin e kalatave të reja, kapitenerisë së re dhe funksionimin e vinçave të rëndë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame