Një peng i kahershëm e ka sjellë Fluturën në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Për të ndarë historinë e saj, ajo nis të rrëfejë fillimisht humbjen e madhe që ka pësuar, ndarjen nga jeta të djalit të madh, Admirit në lulen e rinisë.
Flutura: Kam 3 fëmijë, njëri më ka vdekur 22 vjeç. Ka lindur më 4 janar të vitit ’76. Filloi në shkollë, vetëm me fletë nderi, ishte i pari i klasës, i kam fletët e nderit në çantë dhe mësonte shumë. Mbaroi 8-vjeçaren dhe e transferuan burrin në qytetin e Bulqizës, aty vazhdoi gjimnazin.
Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin djali?
Flutura: Admir.
Ardit Gjebrea: Pasi mbaroi gjimanzin, Admiri filloi punë, po?
Flutura: Pasi mbaroi gjimnazin, burri ishe pushuar nga puna, unë pushuar nga puna dhe vazhdoi punën në ndërtim se ne të dy pa punë, ai vazhdoi punën, ndërtoi shtëpinë vetë dhe gjatë kohës që ndërtonte shtëpinë, një komshiu ynë e adresoi dhe e çoi në punë tek një firmë ku prodhonte dhe vinte duralumin, prodhonte dhe vinte duralumin, pronari quhej Ilir Harxhi. Ai e mori në punë dhe e trajtoi jo si një puëntor, por si vëllanë e vet.
Edhe pse Iliri i kishte lënë në përdorim makinën e tij, Admirit i pëlqente shumë një motoçikletë. Ndonëse familja dhe Iliri këmbëngulnin që ai të hiqte dorë, djali arriti që ta blinte dhe më pas do të ndodhte aksidenti fatal. Flutura kujton mëngjesin e aksidentit dhe bisedën e fundit me të birin ku krejt papritur, ajo i këndoi atij dy këngë vajtuese.
Flutura: Një ditë, duke u kthyer nga puna bëri aksident. Një ditë para se të shkonte në punë, ai vazhdonte kurs për këngëtar dhe kishte mbaruar kursin 6 muaj për këngëtar, por këndonte bukur. Më uli një ditë përpara në shtëpi, tha “do të më dëgjosh duke kënduar”, këndoi tri këngë që kishte mësuar atje, tha në “janar do të dalim me grupin që të këndojmë”. Tha “do të jesh ti spektatorja e parë”, unë isha e para dhe e fundit e atij. Të nesërmen në mëngjes, në orën 6 e gjysmë, u ngrita, i bëra bukën gati dhe i thirra. Çohu, i thashë unë, të shkosh në punë se u bë vonë. “Ndize magnetofonin” tha, thashë nuk ka drita. “Këndo ti”, më tha mua dhe unë i këndova një këngë që e këndojmë në gjuhën, unë flas gjuhën bullgare, jam nga Golloborda, këngë vaji por e këndojmë te zona jonë.
Ardit Gjebrea: Po ç’tu dha që këndove këtë këngë?
Flutura: Nuk e di, dy këngë vaji i këndova djalit atë ditë, m’u tha goja.
Ardit Gjebrea: Dy këngë vaji.
Flutura: Dy këngë vaji, u ngrit, më përqafoi dhe gati në të qarë më tha mua me dorë në zemër “ti mos u mërzit, unë do të filloj të këndoj, do të bëhem këngëtar dhe aktor” se kishte biseduar për të shkuar në shkollë për aktor. U përqafuam, u vesh, iku në punë, në darkë nuk u kthye më./tvklan.al