Për herë të parë që nga viti 1950 Kina rrit moshën e daljes në pension, pasi vendi po përballet me një popullsi të plakur dhe një buxhet pensioni në rënie.
Organi më i lartë legjislativ miratoi të premten propozimet për të rritur moshën ligjore të daljes në pension nga 50 vjeç që është aktualisht në 55 për gratë, kurse për burrat nga 60 në 63 vjeç. Duhet theksuar fakti që moshat aktuale të daljes në pension në Kinë janë nga më të ulëtat në botë.
Plani i miratuar ditën e sotme bën të ditur se dyshimi do të fillojë që nga data 1 Janar i vitit 2025. Ndërkaq dalja e parakohshme në pension para moshës ligjore nuk do të lejohet, megjithatë njerëzit mund të vonojnë daljen në pension jo më shumë se tre vjet.
Duke filluar nga viti 2030 njerëzit duhet të bëjnë më shumë kontribute në sigurimet shoqërore për të dalë në pension. Deri në vitin 2029 ata duhet që të paguajnë 20 vjet kontribute për të përfituar pension.
Plani për të rritur moshën e daljes në pension dhe për të rregulluar politikën e pensioneve bazohej në një vlerësim gjithëpërfshirës të jetëgjatësisë mesatare, kushteve shëndetësore, strukturës së popullsisë, nivelit të arsimit dhe ofertës së fuqisë punëtore në Kinë.
Kohët e fundit një ekonomi e ngadaltë dhe përfitimet qeveritare në tkurrje kanë krijuar një krizë demografike në Kinë, teksa “arka e kursimit” të pensione po mbaron dhe vendit po i përfundon koha për të ndërtuar mjaftueshëm fonde për t’u kujdesur për numrin në rritje të pensionistëve./tvklan.al