Lajme Arkiva 2003

Partia Demokrate e Re hedh poshtë mundësinë  e bashkëpunimit me Partinë Socialiste. Sekretari mediatik i PDR-së Eno Bozdo deklaroi se nuk ka asnjë vullnet politik të anëtarëve të kryesisë për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste.

Eno Bozdo: Është e vërtet që ka pasur një ftesë gjysmë formale nga lidershipi i Partisë Socialiste për të marrë pjesë në një qeveri të Partisë Socialiste. Nuk ka vullnet politik nga asnjë prej anëtarëve të kryesisë Demokrate të Re, anëtarëve të kryesisë së saj për të hyrë në një qeveri të përbashkët me Partinë Socialiste. Kjo për shumë arsye, për shkak të historisë sonë, për shkak të formimit tonë, për shkak të bindjeve tona. Por kemi qenë gjithmonë në nivele të balancuara në deklaratat tona, çfarë është keqkuptuar për fat të keq./tvklan.al