Ditën e sotme në Sauk në banesën e 46-vjeçarit me iniciale A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al