Lidhja me natyrën ose siç quhet ndryshe “biofilia” gjatë pushimeve jo vetëm që mund të ju bëjë të ndiheni më të çlodhur dhe të relaksuar, por gjithashtu mund të përmirësojë mirëqenien tuaj kur t’i ktheheni rutinës. Ndërsa bota bëhet më e mbushur me risi teknologjie, e zhurmshme dhe shpërqendruese, thirrja e natyrës bëhet më e fortë. Një terapist i quajtur, Regan Stacy ka treguar me detaje për BBC News se si e shijon lidhjen me natyrën.
“Axhenda jonë: Larja në pyll, diçka që një numër në rritje i resorteve dhe hoteleve, madje edhe muzetë, po ua ofrojnë klientëve të tyre. Gjithmonë jam ndjerë i qetë në natyrë, por kurrë nuk jam ndalur të mendoj pse. Arsyeja është ajo që njihet si biofilia: Dashuria e lindur dhe lidhja që ndiejmë me botën natyrore. Kjo dëshirë për të bashkëvepruar me të gjitha format e jetës u shkrua fillimisht nga natyralisti Edward O Wilson në librin e tij Biophilia të vitit 1984. Teoria është se meqenëse ne evoluam si specie në natyrë, këtu jemi më të lidhur.”
Kjo shëtitje në pyll e grupit që kërkojnë një lidhje me natyrën nuk është si një vrapim i thjeshtë në park.
“Shpesh kur jemi duke ushtruar, mendja jonë nuk është saktësisht aty ku jemi. Ne kemi një destinacion të caktuar ose po përpiqemi të mbajmë një ritëm të caktuar. Mirëpo këtu je. Kjo ju ngadalëson, duke ju lejuar të përqendroheni në brendësinë tuaj dhe të vini re se si dhe çfarë po ndiheni. Ju po i hapni ndjenjat tuaja për atë që është rreth jush.“
Studime të shumta, ku përfshihet roli i natyrës në përballimin e stresit psiko-fiziologjik tregojnë se biofilia redukton ankthin, rikthen kapacitetin mendor dhe mbështet mirëqenien emocionale. Të gjithë këto komponentë ndikojnë në shëndetin fizik.
Ka një numër në rritje të provave që sugjerojnë se kalimi i kohës në natyrë mund të jetë i mirë për ne. Një studim i madh nga shkencëtarët në Universitetin e Exeter në Mbretërinë e Bashkuar sugjeroi se ekspozimi në natyrë për 120 minuta në javë i bënte njerëzit të ndiheshin më të shëndetshëm dhe më të lumtur./tvklan.al