Paris Saint Germain fitoi për herë të 15 Kupën e Francës. Skuadra e Luis Enrique mundi me rezultatin 2-1 në finale Lyon të shtunën në Stade de France.
Një mbyllje me trofe e Kylian Mbappe që numron 15 të tillë me Paris dhe tani e pret aventura me Real Madrid. Golat e Dembele dhe Fabian Ruiz në pjesën e parë për PSG bënë që ai i O’Brien të mos i mjaftonte Lyon që nuk fiton asnjë një trofe prej vitit 2012.
Kjo atmosferë u prish nga përplasjet mes tifozerive para nisjes së takimit. Gjatë trazirave u dogj një autobus dhe pati 8 policë të lënduar.
Tv Klan