Rama: Lagjet e reja, pikë kthese nga ana arkitekturore
Vetëm buxhetit të shtetit, përjashto grantet dhe kreditë programi i rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit do t’i kushtojë 600 milionë dollarë për vitet 2020-2021.
“Me ndryshimet që bëjmë javën që vjen në buxhetin e shtetit, praktikisht do financohen 340 milionë dollarë nga buxheti i shtetit për rindërtimin këtë vit, dhe 250 milionë dollarë vitin tjetër vetëm nga fondet e buxhetit të shtetit”, tha Ahmetaj.
Ndërkohë që programi i rindërtimit ka hyrë prej pak muajsh në fazën e zbatimit, një prej lagjeve që do të ndërtohet e gjitha nga e para në Fushë Krujë është inspektuar nga kryeministri. Projekti parashikon 100 apartamente dhe 128 banesa individuale ku do të strehohen 1100 banorë.
Si garanci se lagja e re do të jetë një pikë kthese nga pikëpamja arkitekturën për Ramën është dhe që është projektuar nga një arkitekte e njohur holandeze.
Po në Fushë Krujë ka nisur dhe rindërtimi i 12 objekteve arsimore 1 prej të cilave është dhe shkolla “Hajdar Hoxha” projekti zbatimit i të cilës është inspektuar dhe nga kryeministri.
Tv Klan