Ashtu siç edhe premtoi qeveria shqiptare po realizon me sukses shpërndarjen e dëmshpërblimeve për të përndjekurit politik.

Aktualisht kanë mundur të marrin 1/8 e parave për vitet e burgut rreth 1400 të burgosur që kanë plotësuar dokumentacionin, ndërsa pritet që në fillim të Majit të publikohet lista e dytë me përfituesit e tjerë.

Qazim Miraka: “Kanë marrë dëmshpërblimin sipas ligjit 1/3-ta e këtyre personave, pra 1/8 e shumës që ka i burgosuri apo familjari i një të pushkatuari. Ka persona që kanë marrë nga 10 milion të vjetra sepse ka pas më shumë që 1/8 i ka taku 10 milion, dikush ka marrë pesë. Mendohet që kjo listë sipas deklarimit që ka bërë Ministri i Financave do të marrë fund në muajin Maj dhe shpresohet që në fund të muajit Maj të dali dhe lista e dytë. Të gjithë personat që kanë aplikuar dhe dosja e tyre është e kompletuar sipas ligjit do të marrin këstin e parë”.

Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë pritet të përmbyllet në tetë vite./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami