Edi Rama: “Mbrëmë në darkë, pastaj gjatë gjithë natës dhe deri sot mesditë, kryeministri në ikje i Shqipërisë zaptoj forcërisht bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të mos lejuar organizimin e festës që sonte do të përmbyllë fushatën tonë. Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara, por kjo lloj shprehje primitive e dëshpërimit. Dy dit përpara zgjedhjeve nga ana e njeriut që qeveris Shqipërinë e sapo anëtarësuar në NATO, tregon dhe një herë se sa i pa denjë është Sali Berisha për të drejtuar këtë vend. Çdo kujt në vendin e tij do t’i vinte turp ta çonte nëpër mend këtë që kryeministri në ikje bëri sot duke shqetësuar qytetarët e këtij vendi dhe duke e vënë në pozitë të vështirë Shqipërinë përpara syve të të gjithë botës që na ndjek me vëmendje, në çdo hap drejt projektit të madh të 28 qershorit dhe ky turp është një arsye më shumë që të gjithë votojnë në 28 qershor për ta mbyllur kapitullin e politikës së vjetër që rron duke nxitur dasi e sherre dhe për të hapur një kapitull të ri ku politikat të mos na jap vetëm arsyet për t’u ndarë në pikëpamjen, por dhe motive për t’u bashkuar kur duhet si shqiptar dhe për t’u mirëkuptuar gjithnjë si qytetar. Ndërkohë të gjithë duhet ta dinë se ne do ta mbrojmë votën tonë në 28 qershor njësoj siç mbrojtëm vendosmërisht sot lirinë tonë për të mbledhur e për të festuar në këtë mbrëmje të fundit përpara zgjedhjeve. Presionet dhe kërcënimet e atyre që duan të mbajnë me zor pushtetin, janë shembuj më kuptimplotë se ky pushtet nuk e mban dot më vetveten. Ka marr fund moralisht, pas dy ditësh dot ë marrë fund edhe politikisht dhe do të marrë frymë lirisht e gjithë Shqipëria. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i lirë, mbrëmja është e jona të gjithë miqtë dhe dashamirësit janë të ftuar të vijnë në festën madhështore që është festa e tyre, ashtu siç janë të tyret edhe zgjedhjet e 28 qershorit ku askujt nuk do t’i shkoj ndërmend se mund të prekë votën e popullit. Çdo zgjedhës e zgjedhëse duhet të vij shumë i qet sot një festë, siç duhet të shkojë shumë qetësisht në votimet e së dielës. Ne jemi të përgatitur të ruajmë e të numërojmë drejt çdo votë, edhe më mirë sesa në Tiranë 2 vjet më parë dhe të gjithë së bashku do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë, edhe më thellë se dy vjet më parë në Tiranë. Mirë u takofshim sot në mbrëmje, në festën e mbylljes së fushatës sonë”./tvklan.al