Rudina: Jam e sigurt se të gjitha do ta provojmë sonte recetën e bukurisë së Almedës

Modelja dhe aktorja Almeda Abazi ka shpjeguar për të gjithë shikuesit e emisionit “Rudina” sekretin e saj të bukurisë, një maskë që e përdor qëkur ishte 16-vjeçe.

Rudina: Sigurisht i je dedikuar djalit, por vetes tënde nuk ia ke kursyer një maskë me kafe. Ke gjetur kohë edhe për t’i bërë ato të gjitha. E shohim pak videon tënde, kjo ishte kafe turke?

Almeda Abazi: Po kafe turke…

Rudina: E ke përzier me mjaltë, po pastaj?

Almeda Abazi: Rudina ajo është një maskë që unë e kam përdorur që 16 vjeçe. Ka shumë vite që e bëj dhe jam shumë e lumtur me të, të them të drejtën. Më pëlqen shumë.

Rudina: Cilat janë efektet e saj?

Almeda Abazi: Nuk vë para asaj maske asnjë trajtim.

Rudina: Seriozisht e ke? Na e thuaj për çfarë shërben kjo maskë, se jam e sigurt se do e bëjnë të gjitha sonte në mbrëmje.

Almeda Abazi: Ka një efekt pastrues. Unë e kam fytyrën shumë të thatë me thënë të drejtën dhe gjithë kohës duhet ta hidratoj. Unë nuk e di në fakt nëse kjo maskë është e mirë për të gjithë, por për lëkurën time është shumë e mirë.

Rudina: Mua më pëlqeu kështu që le ta kujtojmë edhe një herë recetën e saj. Pashë që kishe hedhur mjaltë, kos…

Almeda Abazi: …E verdha e vezës, të bardhin e vezës e ruajmë për në fund, kafe dhe vaj ulliri dhe shumë pak kanellë, ndërsa kur është lëkura shumë e ndjeshme, mos e përdorni.

Rudina: E qartë, duket recetë shumë e pasur, sepse me të gjithë këto përbërës… Jam e sigurt se të gjitha do ta provojmë sonte recetën e bukurisë së Almedës. Ja cili qenka sekreti, nëse doni të bëheni të bukura si Almeda, kopjoni menjëherë recetën e saj.

Almeda Abazi: Të betohem nuk bëj gjë tjetër fare, vetëm këtë maskën dhe kremrat. /tvklan.al