Sot në orën 22 e 15 në ekranin e Televizionit Kombëtar KLAN, në emisionin më të rëndësishëm politik, por edhe përtej saj, i ftuari i mbrëmjes do të jetë Shpëtim Çaushi, ish ambasador i Shqipërisë në Gjermaninë perëndimore në një intervistë me gazetarin dhe drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu.

Pas një dokumentari i cili përshkruan gjerësisht situatën në momentin historik të rënies së Murit të Berlinit, i cili ndau për 30 vjet Gjermaninë, deri më 9 Nëntor 1989.

Në studio do të diskutohet se si ndodhi rënia e këtij muri gjigand, a ishte e papritur ajo. Kush qenë nismëtarët, a ndihej se kishte falimentuar lindja në atë kohë, cilat qenë qëndrimet e Tiranës dhe a njoftohej ajo për zhvillimet gjermane dhe më e rëndësishmja, çfarë ka ndodhur me raportet shqiptaro-gjermane në vitet 87-90. Këto dhe të tjera të reja për ngjarjen historike të Murit të Berlinit, i cili i hapi dyert një Evropë të lirë, tashmë jo më komuniste do t’i zbuloni në emisionin opinion në orën 22 e 15./tvklan.al