Macron infektoi liderë të tjerë me korona, nuk i respektoi masat
Në fillim të pandemisë së koronavirusit presidenti francez Emmanuel Macron ishte mjaft i rreptë për të mbajtur distancimin shoqëror. Macron madje zëvendësoi shtrëngimet e duarve me përshëndetjen indiane të stilit “namaste”.
Tani që presidenti rezultoi i infektuar koronavirus, udhëheqës të tjerë botërorë po nxitojnë të izolojnë veten e tyre si rezultat po shmangin madje edhe goditjet e grushtave dhe shtrëngimet e duarve.
Në një rast, vetëm tre ditë para se zyra presidenciale të njoftonte se ai kishte rezultuar pozitiv Macron përshëndeti shefin 70-vjeçar të OECD-së, Angel Gurria me një përqafim të lirshëm.
Të dy kishin vënë maska, por Macron theu rregullin numër një të qeverisë së tij për pandeminë: shmangien e shtrëngimit te duarve, të përqafimeve dhe puthjeve.
Viktima më e njohur e infektimit nga Macron është kryeministri i Portugalisë Antonio Costa që do të vetëizolohet për 14 ditë, duke i kaluar Krishtlindjet në rezidencën e tij zyrtare, pasi u takua në fillim të kësaj jave me Presidentin Francez.
Më 12 Korrik vetë Macron madje shkroi në Tëitter se nëse duam të shpëtojmë jetë gjeste të tilla nuk duhen lejuar. Macron duket se e harroi këtë deklarim publik kur gjatë dy javëve të fundit grushtoi këndshëm udhëheqësit botërorë evropianë në samitin në Bruksel.
Më pas ai priti një drekë në Pallatin Elysee rreth 20 deputetë të tij pavarësisht se qeveria franceze nuk rekomandon më shumë se gjashtë të ftuar në një tryezë.
Në muajin Tetor kur njoftoi një bllokim të dytë, Macron pranoi se shumë njerëz shmangin ndonjëherë distancim shoqëror me familjen dhe miqtë përfshirë edhe veten.
Macron ka postuar një video në Tëitter të Premten ku thoshte se kishte lodhje, dhimbje koke, një kollë e thatë, si qindra mijëra që ju është dashur të jetojnë me këtë virus dhe po jetojnë me atë sot.
Klan Plus