Lajme Arkiva 2003

“Eja me ne” është slogani që do të shoqëroj fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të tetorit të Partisë Demokratike. Lideri Demokrat Sali Berisha ka treguar kostumin që do të mbajnë veshur adhuruesit e kandidatit demokrat për kryebashkiak të Tiranës Spartak Ngjelë dhe të gjithë kandidatët e tjerë të vendit.

Sali Berisha: Ky do të jetë kostumi i fansave të Ngjelës, siç e shikoni janë ngjyra tradicionale të qendrës së djathë shqiptare dhe evropiane, por nuk është harruar mjedisi, nuk është harruar urbani, të cilin e masakroi “padrinoja” i Tiranës, që shëmbëllen më shumë se me çdo gjë tjetër me një papagall të ngordhur, që përsërit për kundërshtarët, si një papagall në fund ato që shtypi ka shkruar për të dhe kryeartikujt e shtypit për të./tvklan.al