Autoritetet në Bergamo të Italisë kanë shkatërruar një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe afrikanë, të specializuar në trafikun e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Në përfundim të një hetimi kompleks në pranga përfunduan 5 persona.
Operacioni i koduar “Tano”, pseudonimi me të cilin u identifikua një prej personave të parë nën hetim, që çoi dhe në zbulimin e kësaj bande, u përmbyll ditët e fundit, me dhënien e sigurisë arrest me burg për personat e ndaluar.
Ky grup kriminal, sipas mediave italiane, operonte në provincën e Bergamos. Të arrestuarit akuzohen se kanë importuar një sasi prej më shumë se 300 kilogramë hashash, duke përdorur itinerarin Marok-Spanjë-Itali.
5 të arrestuarit ishin në rolet drejtuese të kësaj organizate kriminale, ndërsa 14 të tjerë, për të cilët autoritetet italiane kanë ngritur padi, akuzohen për mbështetje logjistike ndaj grupit.
Përgjatë 2 operacioneve të policisë italiane, më herët u sekuestruan 13 kilogramë hashash në Antegnate dhe më 300 kilogramë të tjera në Verdello.
Përgjatë këtyre operacioneve u arrestuan në flagrancë edhe 2 korrierë, të cilët transportonin drogën.
/tvklan.al