Lajme Arkiva 2003

Rreth 1000 ushtarak do të lirohen nga detyre. Ende nuk dihen gradat që do të përfshihen në këtë shkurtim. Deri më tani këtë fund e kanë patur 250 vetë. Procesi i reformimit dhe i transformimit të ushtrisë është ai që detyron drejtuesit e këtij institucioni të ndërmarrin shkurtime në forcat ushtarake.

Një program 10 vjeçar që ka ndërmarr ushtria shqiptare kërkon një forcë më të vogël, por më efikase dhe cilësore. Të kompensohet numri me aftësisë shprehet shefi i shtabit të Përgjithshëm Pëllumb Qazimi.  Për të përmirësimet janë të nevojshme.

Pëllumb Qazimi: Ka përcaktime të qarta për sa kohë qëndron një kolonel, ose një major, ose një nënkolonel dhe se kur largohet nga forcat e armatosura. Duke pasur parasysh këtë dhe faktin që në strukturën ushtarake gjithmonë do të ketë më pak kolonelë se sa nënkolonel, më pak nënkolonel se sa major,  më pak major se kapitenë. Pra është baza e piramidës së gradave, janë gradat e ulëta, nëntogeri, togeri, këto janë gradat që kanë më shumë njerëz. Duke ikur lart gradat më të larta fillojnë e pakësohen. Në këtë kuptim në qoftë se ne do të vlerësojmë pikë për pikë atë që thotë ligji mund të jenë rreth 1000 ushtarakë që duhet të dalin.

Duhet siguruar njëherë kontingjenti i ri pa të behën totalisht shkurtimet që sipas tij nuk do të cënojnë vazhdimësinë e detyrave ushtarake. Reformat e nisura deri në vitin 2010 kërkojnë një forcë ushtarake prej 16 mijë e 500 personash, numër i barabartë me ushtrinë aktuale. Për sa i përket problemeve sociale që rrjedhin nga ky shkurtim shefi i shtabit të përgjithshëm mendon se veprimi është mbi baza ligjore./tvklan.al