Vijon situata problematike edhe në Francë e Spanjë
Edhe pse ritmet e përhapjes kanë qenë nën kontroll që pas kapërcimit të fazës së parë tepër të dhimbshme të pandemisë, Italia shënoi rekord infektimesh ditore këtë 24 orësh. Mbi 2500 persona rezultuan të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e këtyre 5 muajve.
Shkak i kësaj rritje është numri rekord prej mbi 118 mijë analizash të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Megjithatë këto ditë është konstatuar shtimi i rasteve të infektimeve në Romë dhe qytezat përreth, ku autoritetet pritet ta bëjnë të detyrueshëm përdorimin e maskës edhe për ambientet e jashtme.
Rekord infektimesh edhe në Gjermani ku ky 24-orësh shënoi rreth 2600 raste të reja, shifra më e lartë po ashtu e 5 muajve të fundit. E vështirë situata edhe në Rusi ku për të parën herë pas disa javësh u numëruan mbi 9 mijë të infektuar brenda 1 dite.
Situata vijon të jetë e rëndë edhe në Francë me afro 14 mijë infektime ditore dhe në Spanjë me mbi 9400.
Tv Klan