Gazetarja e njohur Anita Haradinaj ishte mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, përballë gazetarëve të vegjël.
Ajo u rrëfeu atyre shumë të pathëna mbi jetën profesionale, e personale. Ndër të tjera edhe për raportin me Ramush Haradinajn.
Kian: Xhaxhi Ramushit të gjithë i thonë Komandant, po ti si i thua atij? Në shtëpi kush është komandanti, ti apo Ramushi?
Anita: Unë i thërras “Xhaxhi komandant”. Xhaxhi Ramushi është Komandanti, ndërsa unë jam Gjenerali.
/tvklan.al