Ajo që ndodh me dëmshpërblimin ezonjës Shpresa Fejzo, është një pazar i turpshëm. Në një regjistrim me kamera të fshehtë, familjes Fejzo i thuhet se nuk do të përfitojë dëmshpërblim për dëmtime në masën 90 për qind, por vetëm 15 për qind.
Por nëse arrijnë marrëveshje, përfaqësuesit e kompanisë së sigurimit i thonë se do t’i japin 25 %, pra 15 milionë lekë të vjetra.
Kompania e Sigurimit- Është bashkëshorti i Shpresa Pezës, është ai rasti i Elbasanit. Tha: i kam shkëput marrëdhëniet.
Qytetarja- Ne na ka sorollatur 2 vjet e gjysmë deri tani avokati.
Kompania e Sigurimit- Gabimi ka qenë i juaji. Në momentin që ndodh ngjarja, s’keni nevojë për avokat, se avokati flet shqip si ne. Të kishe ardh vetë, do kishe pas mbaru punë.
Qytetarja- Avokati një herë na tha, se siguracioni takon 4 milionë lekë e gjysmë. Pas 3-4 ditësh na tha 9 milionë lekë. Disa punëtorë tuaj na kanë ardhur në shtëpi, na thanë të japim 25 milionë lekë.
Kompania e Sigurimit- Kush punëtorë?
Qytetarja- Nuk e di, ishin dy. Ne jemi punëtorë,- tha këta të Insigut. Kemi ardhur,- tha të bëjmë marrëveshje dhe të japim 25 milionë lekë. Leje avokatin! Deshën dhe ato një kafe, dhe t’mos e marrë vesh njeri këtë punë.
Qytetari 2- Nga Kukësi. Emrin me thënë të drejtën, nuk ia morëm.
Kompania e Sigurimit- Ç’rendësi ka?! Ça tha ai zotëria?
Qytetari 2- Kemi ardhur,- tha për marrëveshjen. Sa lekë doni? Unë,- i thashë,- dua sa më shumë, se dëmi i nuses është kolosal.
Kompania e Sigurimit- Ça tha ai tipi pastaj?
Qytetari- 25 milionë lekë. Lere avokatin,- më tha mua, donin dhe ato një kafe. T’i japim lekët direkt. Unë nuk pranova.
Kompania e Sigurimit- Çfarë shume kërkonin?
Qytetari 2- 1 milionë lekë.
Qytetarja- Donin kafe.
Kompania e Sigurimit- Përfaqësues ligjorë të kompanisë, jemi ne.
Qytetarja- Ndërsa doktori tani më bënte kontrollin mua në shtëpinë time.
Kompania e Sigurimit- Ka ardh rasti i parë. Kemi çu ne jo me bo pazar. Avokati ka thënë; është 90% e paaftë.
Qytetarja- Po, sepse e dërguam në komision.
Kompania e Sigurimit- Një njeri, që thotë është 90% e paaftë për jetën, i takon me qenë në krevat, i shtrim gjatë gjithë ditës kshu. Ngaqë një anë unë e kam dhe mik. Keni bo gabim katastrofik, që i shkon tjetrit në shpi. Kam shku tha me mik, me një shok.
Qytetarja- Ti më the, që nuk di gjë, tani del….
Kompania e Sigurimit- Jo e kemi çu ne. S’ka pas…
Qytetarja- Ti më the, që herën e dytë…
Kompania e Sigurimit- Jo e kena çu ne. A ta mbaroj? Detyra e këtij personi ka qenë bo me të gjet shpinë, ku e ke ti, jo me t’i ra derës së shpisë. S’kam detyrë, me t’i ra derës së shpisë unë, fare. Unë vij të gjej shpinë. Ruaj mamin tënd, e vërtetoj me video, kur del, kur s’del. Të vërtetoj atë 90 %-shin. Pse dyshova nga kjo pjesë? Sepse mami jot është në Facebook.
Qytetarja- Po normale, është 2 vjet e gjysmë.
Kompania e Sigurimit- Është krejt normale, moj.
Qytetarja- Ajo martoi vajzën, e mbanin, që do binte.
Kompania e Sigurimit- Është normale moj, është e drejta jote. Një njeri, që është 90% i paaftë, nuk shkon dot në dasëm.
Kompania e Sigurimit- Me 90 % paaftësi, për tanë jetën i takon 40 e ca milionë lekë. Mami jot ka dalë në kemp nga artrit i shkallës së tretë.
Qytetarja- Po ça lidhje ka, ça ka qenë mami im. Ka qenë invalide dhe nuk e kemi mohuar asnjëherë këtë gjë neve.
Kompania e Sigurimit- Ekzaminimi mjekësor i syrit, e ka sjellë avokati, e kam në dosje, do shkojë në gjyq edhe kjo pjesë. Thotë: Melanomë, dyshohet melanomë malinje.
Qytetarja- Dyshohet pra, por nuk e përcakton.
Kompania e Sigurimit- Po ka melanomë pra, por jo malinje. Nuk e dimë malinje, apo beninje.
Qytetarja- O jooo…
Kompania e Sigurimit- Melanoma nuk vjen nga aksidenti.
Qytetari 2- Ajo, që kur është aksidentu, nuk pa më me sy.
Qytetarja- Ajo nuk ka fare sy. Kur është bërë aksidenti atë ditë, një javë ka humbur shikimin totalisht.
Kompania e Sigurimit- Nuk kanë lidhje me aksidentin. Është për 15% paaftësi.
Qytetarja- Po të rrini një ditë te shpia ime ju dhe ta shikoni?
Kompania e Sigurimit- Unë them, që mund të shkojmë deri në 20 dhe këtë ia kemi komunikuar avokatit. Dhe ju, ose hiqni dorë nga avokati dhe ne përsëri brenda këtij limiti, fillojmë dhe flasim për marrëveshje, ose s’ka nevojë, çfarë të flasim për marrëveshje me ju, kur ndërkohë që avokati vazhdon procesin. Tek 20 përqindshi, plus-minus, ne do ta diskutojmë.
Kompania e Sigurimit- Llogarite me 25 % paaftësi, po qe se duan me bo marrëveshje këta, sa i bie llogaria me 25 % paaftësi.
Avokati i familjes, A. J, shprehet, se të aksidentuarës i takon shumë më tepër nga kjo histori. Shpresa Fejzo shprehet se me hallin e saj po bëjnë pazar, por ajo thotë se kërkon drejtësi e vetëm atë që i takon.
Qytetarja- Ne sapo dolëm nga siguracioni, i thamë shumat që na ke thënë ti. Nga 4 milionë e gjysmë, pastaj 9 milionë lekë. Ne kemi vlerësuar tha 15 %, n.q.s do të ishte 90 % e dëmtuar, do ishte e paralizuar, duke vdek në shpi.
Avokati Ardian Jeshili- Komisioni ka bërë punën e vet, ç’lidhje ka komisioni? Komisioni ka bërë 90 %.
Qytetarja- Sa është shuma, që mund të marrë mami me 90%, që e ka nxjerrë komisioni?
Avokati Ardian Jeshili- Me 90 %?
Qytetarja- Po!
Avokati Ardian Jeshili- 48! Tashi ç’rëndësi ka?! Ata janë mashtrusa dhe plehra, sepse duan, që 90 %-shin ta japi 60.
Qytetarja- Po, po! Tha, që nuk ka shanse, që të hiqet syri nga aksidenti.
Avokati Ardian Jeshili- Më dëgjo një çikë mua! Melanomë thotë dhe e dyta, hemorragji e brendshme nga aksidenti.
Qytetarja- Ju na thatë dy shuma. Me këto dy shuma, që na treguat deri tani, këtu i bie sikur po luhet diçka, sikur po bëhet pazar. Po 4 milionë e gjysmë, pastaj 9 milionë. Siguracioni këtu na tha, që nuk i kemi thënë ne avokatit 9 milionë lekë.
Qytetari- 15 % tha. Sot e çuan 25 %.
Avokati Ardian Jeshili- 30 më kanë thënë. Bile ai drejtori më tha, ta bëj unë direkte 30 % vetëm prano. Pa 40,- i thashë unë,- nuk afrohem fare. Ata atë duan. Të hiqni dorë nga avokati dhe të bëjnë, ça të duan me ju.
Nga ky Pazar përqindjesh, personi i vetëm që e vuan është e dëmtuara. /tvklan.al