Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Socialistët duket se po e kalojnë me indiferencë shpalljen e kandidatit demokrat Spartak Ngjela përball Edi Ramës. Duke mos bërë komente mbi figurën e kundërshtarit demokrat, socialistët janë shprehur sot, se asgjë nuk mund të prishë imazhin e Ramës.

Musa Ulqini:- “Unë mendoj që zoti Rama ka aleatë të mëdhenj. Aleati më i madh është ajo çka ai ka bërë në këto tre vjet. Asnjë politikan në Shqipëri në nivelin bashkiak, nuk ka dhënë një shembull të tillë, me ato çfarë ka bërë, Aleati i dytë i madh është mbështetja e fuqishme që ka tek qytetarët e kryeqytetit dhe aleatë tjetër po kaq i madh është makina shumë e fuqishme elektorale që ai ka në dispozicion, që është Partia Socialiste”.

Bardhyl Agasi:- “Më vjen keq, do ta shihja zotin Ngjela por s’do t’ia arrijë dot”.

Ndërsa është hera e dytë për socialistët qeverisës që nuk diskutojnë kandidaturë tjetër veç Edi Ramës për kreun e Bashkisë së Tiranës./tvklan.al