Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sipas një komunikate të dalë sot nga zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, sot rreth orës 9:30 pas stadiumit kombetar “Qemal Stafa”, në afërsi të zyrave të federatës është goditur barbarisht Besnik Çela, përgjrgjës i sektorit të futbollit për kategorinë e parë. Akti i shëmtuar është kryer nga shoferi bodyguard i presidentit të klubit të futbollit të Vllaznisë së Shkodrës Myftar Çela, i cili sëbashku me sekretarin e klubit Ismet Hoxha ishin të pranishëm në dhunën e përdorur ndaj zyrtarit të federatës së futbollit. Ky veprim tepër i shëmtuar është në vazhdën e presioneve të kërcënimeve të bëra zyrtarëve të federatës së futbollit. Për këtë akt të shëmtuar do të mblidhet komiteti ekzekutiv përfundon komunikata.

Gjithçka ka ardhur deri në këtë ngjarje të shëmtuar pasi në zyrat e FSHF-së është zyrtarizuar leja e kalimit të sulmuesit Shkodran Edi Martini nga skuadra gjermane e Frankfurtit, tek Shqiponja. Vetëm një ditë më parë Besnik Çela, në një konferencë për shtyp sinjalizoi se kishte marrë kërcenime nga presidenti i Vllaznisë./tvklan.al