Samuel Troshani dhe Izmir Sakica janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës të shoqëruar nga avokati i tyre Sokol Tahiraj. Dyshohet se Troshani dhe Sakica janë të implikuar në masakrën e 30 Tetorit të 2024-ës në Dobraç të Shkodrës.
Në këtë masakër humbën jetën 4 persona: Arlind Bushati, Hamza Lici si dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.
Ky i fundit po udhëtonte me bashkëshorten e tij, Flutura Basha me një motor në momentin kur ndodhi atentati në drejtim të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit dhe një personi të tretë që dyshohet se ishte në makinë me të rinjtë.
Pasi u qëllua me breshëri plumbash drejt makinës ku ata udhëtonin, ata humbën drejtimin mbi mjetin dhe përplasën çiftin Basha që u ndodhën në vendin e ngjarjes në momentin e krimit.
Përplasja ishte fatale për bashkëshorten e tij, Flutura Basha e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa, Bashkim Basha ndërroi jetë pas ditësh në gjendje kritike në Spitalin e Shkodrës./tvklan.al