Salvini: Mazhoranca ka rënë, të vendosin zgjedhësit

Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Pas përplasjeve mes partnerëve të koalicionit, i pari që flet për zgjedhje të parakohshme është zv/Kryeministri Salvini, kreu i Lega Nord.

Pas një takimi me Kryeministrin Conte, Salvini ka bërë një deklaratë për mediat ku thekson se mazhoranca ka rënë. Ai ka deklaruar se “është e kotë të shkohet përpara me zënka dhe është momenti që duhet të vendosin zgjedhësit”.

Ndërkohë aleatët e Lëvizjes Pesë Yjet kanë si kusht për zgjedhjet e parakohshme, shkurtimin e 345 vendeve në parlament. Në anën tjetër, forcat opozitare janë deklaruar të gatshme për të shkuar në zgjedhje.

Tv Klan