Dëmtimet janë kthyer në një problem serioz për Juventusin në këtë fillim sezoni.
I radhës që është shtuar në listën e infermierisë është Teun Koopmeiners.
Futbollisti holandez u dëmtua në ndeshjen e Champions League ndaj Leipzig dhe analizat e fundit, kanë zbuluar një frakturë te pjesa e brinjëve.
Lojtari do të nisë rikuperimin, i cili parashikohet katër deri në gjashtë javë.
Juventusi humb kështu një tjetër lojtar të rëndësishëm, pak ditë pas Gleison Bremer, që gjithashtu pësoi dëmtim të rëndë dhe ka mbyllur sezonin. /tvklan.al