Jozefina Topalli: “Kjo është një ngjarje kriminale, është e shëmtuar, jashtëzakonisht e rëndë që ka godit deputetin e kuvendit të Shqipërisë, na ka goditur të gjithë neve, të gjithë ne jemi të tronditur për humbjen e një deputeti që ka një kontribut 12 vjeçar. Një kontribut që unë e vlerësoj jashtëzakonisht. Unë shfrytëzoj rastin edhe një herë për t’i bërë ngushëllimet më të sinqerta në emër të të gjithë deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, timin personal, familjes, njerëzve të tij të dashur, miqve, kolegëve të tij, për humbjen e kolegut me të cilin kemi punuar prej kaq shumë vitesh dhe në të njëjtën kohë japim mbështetjen maksimale policisë dhe gjithë institucionet që janë në kërkim të kriminelit. Unë jam e sigurt që institucionet do e dënojnë me dënimin më të ashpër.”
Edi Rama: “Është një ngjarje e rëndë, sa më s’ka sepse është vrarë në derën e shtëpisë një qytetar që përfaqësonte shumë qytetarë. Pra është një ngjarje nga ato që tronditësin në vend të tërë dhe derisa të njihemi me rrethanat që unë shpresoj të zbardhen një orë e më parë jemi këtu për tֽ’i shprehur gjithë solidaritetin tonë familjes së të ndjerit, mikut tonë dhe qëndrojmë pranë të gjithë së bashku.”/tvklan.al