Një gjykatë ka vendosur që të mos japë një urdhër arresti për trashëgimtarin e Samssung, Lee Jae-yong, pas akuzave për mashtrim financiar dhe manipulim të aksioneve.
Vendimi i fundit i jep besim përkohësisht kreut de fakto të konglomeratit koreano-jugor. Megjithatë Lee nuk mund të qëndrojë akoma i qetë, pasi prokurorët kanë thënë se do të vazhdojnë me hetimin.
Çështja lidhet me rolin e tij në një skandal politik dhe në biznes, diçka që tronditi Korenë e Jugut. Javën e kaluar, prokurorët i kërkuan gjykatës të lëshonte mandatin e arrestit kundër Lee duke e lidhur me mashtrim financiar bashkimin e dy bizneseve të Samsung, Samssung C&T dhe Cheil Indurstries në 2015-n.
Prokurorët thanë së marrëveshja ishte pjesë e një plani që ai të merrte shumicën nën kontroll. Të premten, Samsung mohoi pretendimet për manipulim të aksioneve kundër Lee duke thënë se kjo gjë ishte përtej logjikës.
Në një deklaratë grupi drejtues i kompanisë tha se hetimi i gjatë po peshon shumë në menaxhim, pasi ndodhemi në një kohë krize koronavirusi, ndërsa lufta tregtare SHBA-Kinë shton paqartësitë. Në lidhje me hetimet, tre drejtues të lartë janë burgosur për shkak se kanë fshehur ose kanë shkatërruar provat./tvklan.al