Gjatë Konventës Kombëtare Republikane 2024, ish-presidenti Donald Trump doli në skenë dhe përtej fjalimit të tij në kuadër të fushatës zgjedhore, nuk kurseu fjalët e mira për bashkëshorten e tij Melanie Trump.


“Do isha shumë i lumtur të më bashkohej bashkëshortja ime e mrekullueshme, Melanie. Faleminderit shumë, është kaq bukur, një mesazh për republikanët fakti që u bashkove me ne krejt papritur. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e familjes time që janë prezentë këtu. Dhe sigurisht 10 nipërit e mbesat e mia të mrekullueshëm”, tha Trump.

E veshur me të kuqe, Melanie hyri e vetme në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee nën tingujt e muzikës klasike. Ngjante sikur po ecte në një pasarelë, me një buzëqeshje të cilën rrallë e kemi parë në portretin e saj.

Pasi Trump përfundoi fjalimin, Melanie iu bashkua në skenë dhe të dy shkëmbyen një përqafim e puthje në faqe.

Që kur bashkëshorti i saj u zgjodh President për herë të parë në vitin 2016, Melania Trump ka thyer të gjitha rregullat e politikës normale presidenciale amerikane. Në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump, ajo ishte një figurë e izoluar në krahasim me zonjat e tjera të para. Kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë, ajo nuk është shfaqur shumë krah tij.

Pavarësisht aludimeve, çifti ngjajnë më të lumtur se kurrë…

/tvklan.al