Parlamenti në Ukrainë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pasi ushtria ruse sekuestroi 3 anije ukrainase dhe arrestoi 23 marinarët e tyre në Detin e Zi.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi për të paktën 30 ditë dhe ushtria do të marrë kontrollin e vendit.

Prania e saj do të jetë më e përqëndruar në kufijtë me Rusinë.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko e quajti akt lufte arrestimin e marinarëve.

Sekuestrimi i anijeve u bë në ujërat territoriale të Krimesë, që Rusia e ka pushtuar 4 vite më parë.

Tv Klan