Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim Robert Gorelick, ish-shefin e CIA-s në Itali dhe vende të tjera të botës, i cili ka vizituar për herë të parë kryeqytetin shqiptar.
Në një postim në platformën X, Veliaj shprehet i lumtur për bisedën që ka zhvilluar me Gorelick, sidomos për idetë se si Tirana mund të jetë një qytet më i sigurtë.
Loved hosting Robert Gorelick on his first visit to Tirana – once impenetrable from any foreign entity, it’s now the bustling capital of Albanians and the Western Balkans!
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 26, 2024
Truly enjoyed talking cold war and current affairs, as well as brainstorm ways to make Tirana the safest… pic.twitter.com/vYlejMYmRD
“I lumtur që prita Robert Gorelick në vizitën e tij të parë në Tiranë – dikur i pavizitueshëm nga asnjë vend i huaj, sot është kryeqyteti më i gjallë i shqiptarëve dhe i Ballkanit Perëndimor! Ishte kënaqësi të bisedoja për tema të luftës e ftohtës dhe çështje aktuale, si dhe rrahëm disa ide se si Tirana mund të jetë qyteti më i sigurtë në Europë!”, shkruan ai.