Gazetarja e njohur e kronikës, Anduena Llabani rrëfeu sot përmes emisioionit “Rudina”, një prej momenteve më të vështira që ka kaluar për shkak të profesionit.
Llabani tha ngjarja e 9 Janarit ku u mbytën rreth 21 persona e ka bërë gazetaren të kalojë një periudhë të vështirë, ku sipas saj për rreth 3 muaj nuk flinte dhe kishte humbur shumë në peshë.
“Ka qenë një moment i vështirë në jetën time që pati pasoja edhe në shëndetin tim, kam kaluar një depresion të vogël, ka qenë ngjarja e 9 janarit ku u mbytën 21 persona. Aty nuk ndodhi gjë, por një vit më pas kur bëra një dokumentar për të pathënat e 9 janarit pata një rikthim të të gjithë ngjarjes. 3 muaj kam patur një gjendje depresioni, por e kam kaluar”,
tha Llabani.
/tvklan.al