Vllaznia kërkon që të ruajë ritmin dhe të marrë një tjetër rezultat me Skënderbeun në dielën në Shkodër. Trajneri Thomas Brdaric thotë se suksesi ndaj Tiranës në mesjavë duhet t’i motivojë për të siguruar një tjetër rezultat pozitiv.

“Të provojmë që të marrim një shtysë pas fitores të pak ditëve më parë. Do të jemi para tifozëve tanë dhe me një fushë në kushte të mira. Me Skënderbeun duhet ta marrim seriozisht e të tregohemi të kujdesshëm.”

Tirana do të luajë me kampionen në fuqi të Shqipërisë, Egnatian. Trajneri Bledi Shkëmbi mendon se po të paraqiten si në pjesën e dytë me Vllazninë do të arrijnë rezultat.

“Ne duhet të reagojmë, ashtu si në pjesën e dytë me Vllazninë duhet ta luajmë këtë ndeshje me Egnatian. Jam i bindur që do të shkojmë për ta fituar ndeshjen.”

Te bardheblutë nuk e kanë pritur mirë edhe përjashtimin e tifozëve nga stadiumet për të gjithë sezonin pas incidenteve në takimin me Vllazninë.

“Unë edhe klubi jemi kundër problemeve që shkaktojnë tifozët, port ë mbajnë përgjegjësi ata që e bënë, por jo pjesa e shëndoshë e tifozerisë.”

Tirana do të presë edhe vendimin e apelit. Java e 12 e Superiores do të luhet të dielën dhe të hënën.

Tv Klan