Artisti i mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj do të rikthehet në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan ku ka qenë anëtar jurie për 4 vite me radhë. Kësaj radhe, ai do të jetë i ftuar special i mbrëmjes finale të spektaklit të kësaj të premte.
Drejtuesja e “X Factor”, Alketa Vejsiu ka zbuluar disa detaje nga nata finale ku do të jetë i ftuar Alban Skënderaj. Në një postim në “InstaStory”, Vejsiu thotë se Skënderaj do të interpretojë këngën e tij më të re me titull “Pranvera”, për të cilën thotë që është shumë e bukur dhe ne biem plotësisht dakord.
“Në finalen e “X Factor” do të kemi të ftuar Albanin që ka qenë edhe anëtar jurie 4 vite dhe i kam thënë që të këndojë këngën “Pranvera”, këngën e fundit që ka publikuar dhe do ta këndojë. Sa e bukur që është”, thotë Alketa Vejsiu.
Nga 16 konkurrentë në “X Factor”, vetëm 3 ia dolën të prekin finalen e madhe, Jet, Alis dhe Kleansa, të cilët padyshim që do të mbajnë të gozhduar publikun pas ekranit këtë të premte. Por cili do të jetë fituesi? Për ta zbuluar këtë dhe për shumë emocione të bukura, ndiqni finalen e 19 Prillit në Tv Klan!
/tvklan.al