Aldo Bumçi: “Zoti Rama duhet të jepte sot llogari përpara qytetarëve të Tiranës dhe banorëve të zonës 51, bllokut të banimit 51 në Tiranë që shkoi dhe i vizitoi sepse rikonstruksioni i zonës, të cilën ai e shpalli me të madhe nuk mbaroi brenda vitit 2008 kur ishte planifikuar, por filloi me kaq vonesë. Për cilin transformim të Tiranës flet zoti Rama ku ka realizuar gjatë vitit 2008 vetëm 57% të investimeve? Çfarë do të thotë që punën e një viti e kryen për dy vite. Zoti Rama i detyroi qytetarëve të Tiranës, por në mënyrë të veçantë familjeve të pastreha një shpjegim. Pse e dogji fondin për strehimin, ku nuk dëgjuam asgjë? A është vlerësimi i pronave të pronarëve të vjetër të qytetit për shkak të një praktike primitive që në vend që të grupohen pronat dhe të fitojnë të gjithë pronarët në mënyrë të drejtë zoti Rama cakton ku është lulishtja dhe ku është pallati shumëkatësh. A është ky transformimi i Tiranës për të cilin flet zoti Rama?”/tvklan.al